Banorët e përmbytur në Shkodër nuk dëmshpërblehen: Të na rrojë Luizi, po këto harrohen

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 21.01.2023, 12:01

Qindra banorëve në qarkun e Shkodrës u janë përmbytur tokat dhe të mbiellat e dimrit, pas rreshjeve të shumta që përfshinë vendin. Për ta nuk është dimri i parë që pëmbyten. Hektarë të mbjella janë nën ujë dhe sipas banorëve tokat do të thahen nga muaji mars, por nuk mund të punohen më.

Sipas tyre uji e dëmton tokën duke e kthyer atë në kënetë, ku nuk mund të mbjellësh më prodhime bujqësore. Ndonëse kanë kërkuar shpronësim apo dëmshpërblim për tokat e përmbytura, banorët e Shkodrës janë të harruar nga qeveria. Sipas tyre ligji për dëmshpërblimet ekziston, por me ta luhet ping-pong midis bashkisë dhe qeverisë.

Asnjë institucion nuk merr përsipër vijimin e procedurave ligjore për dëmshpërblimin e banorëve. Kjo gjë ndodh prej vitesh dhe sot e kësaj dite banorët nuk kanë përfituar asnjë shumë monetare.

Për këtë, banorët ironizojnë qeverinë dhe bashkinë, duke i kujtuar se ata janë shumë mirë. Mjafton që ata të kenë spektakël nga Big Brother dhe Luizi të jetë më i forti dhe fitimtar, me shpresën se ai do t'u jap ndonjë para nga ato që do të fitojë.

"30 dynym jonxhë më janë dëmtuar, duhen miliona lekë t'i mbiell prap. Në kohën e Enverit na shpërblente koperativa, tani asnjë dëmshpërblim. Shyqyr që këto muaj kemi 'Big Brother', dhe po i harrojmë këto gjëra. Të na rrojë Luizi. Ndoshta po na jep ndonjë gjë" – tha Ramazan Rrustja, për Top Channel.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit