“Zjarr luftarak, ky është urdhri”/ Zbardhen komunikimet e Prendit me vartësit në momentin e 4 vrasjeve të 21 janarit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 21.01.2023, 11:30

21 janar 2023, e njëjta histori. Politikanë e ministra, që dalin para mikrofonave dhe hedhin barrën e supeve të tyre në oborret e baltosura të organeve të drejtësisë për një nga ngjarjet më të rënda të mbi 32 viteve demokraci, vrasjen e katër personave në një protestë kundër qeverisë Berisha në 21 janar 2011.

Premtime e deklarata të forta, por asgjë e materializuar pas 12 vitesh nga vrasja e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt. Të gjithë të përfshirët në vrasjen e këtyre katër personave të pafajshëm, të cilët nuk cenonin jetën e askujt, janë të lirë, një pjesë e të tyre duke notuar mes parave.

Shumë vonë, por vetëm së fundmi ka mundur të filtrojë zbardhja e audios së komunikimeve në radio të komandantit të atëhershëm të Gardës së Republikës, Ndrea Prendit dhe vartësve të tij. Në këto zbardhje të publikuara në “Xhungël.al” nga gazetari Artan Hoxha, shihet qartë se urdhrin e vrasjes së katër personave e jep vetë Ndrea Prendi.

Të paktën ai është personi i fundit që transmeton direktivën për të hapur zjarr luftarak, teksa bie në sy fakti që urdhrin nuk e jep në vetën e parë, por shprehet: “Ky është urdhri”. Ndërkohë, në një moment në radio ndërhyn edhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha, fjalët e të cilit nuk zbardhen.

Gjithashtu, i çuditshëm është fakti që urdhri për të hapur zjarr jepet në momentin kur protestuesit çajnë rrethimin e kryeministrisë, por asnjë prej të vrarëve nuk mbeti i vrarë në brendësi të rrethimit të institucionit. Ky zbulim deri më tani ka vërtetuar dy gjëra.

Ka hedhur poshtë teorinë e çmendur të stilolapsave dhe çadrave pistoletë dhe ka vërtetuar tërësisht se katër vrasjet në mes të bulevardit janë kryer nga shteti. Gjithsesi, jo bindëse është se Ndrea Prendi kishte këllqe të urdhëronte vetë vrasjen e katër personave, pa një urdhër nga lart.

Gjithashtu i paqartë është shkaku përse u qëllua ndaj personave, që në atë moment ishin shumë të qetë dhe nuk po bënin asgjë tjetër, veçse po qëndronin dhe soditnin situatën. Pas gjithë atyre të shtënave qitësit kanë marrë shenjë direkt te objektivi dhe nuk kanë tentuar neutralizimin e turmës.

KOMUNIKIMI I PARË:

Ndrea Prendi: Alfred dëgjon?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj

Ndrea Prendi: Po afrohen shumë, duhet të jeni gati për zjarr

Alfred Ahmetcenaj: Po të kuptova drejt.

KOMUNIKIMI I DYTË:

Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup.

Ndrea Prendi: Artan (Artan Hoxha, zv komandanti i Gardës). Dëgjon? Artan dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj, dëgjoj.

KOMUNIKIMI I TRETË:

Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak.

Artan Hoxha: Kuptova, kuptova.

Ndrea Prendi: Ky është urdhri, Dashamir dëgjuat?

Dy efektiva të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta-ta-ta gjakos (urdhëri për të vrarë)

Komunikimet (urdhërat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhëri për të qëlluar, u zbatua duke realizuar të shtënat një nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë me asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjeve të protestuesëve, ka jnë qetësi absolute tek komandanti i Gardës dhe oficerët drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrasë apo të plagosur.

I panjohur: 260 i Luanit, dëgjon?

260 i Luanit: Ju dëgjoj

I panjohur: Të kërkon ministri, këtu në radio

KOMUNIKIMI I KATËRT:

Audio: Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një nga një.

Ndrea Prendi: Alfred?

Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)

Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!

KOMUNIKIMI I PESTË:

Ndrea Prendi: Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 i Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?

202 i Tufanit: Këtu jam. Ngjitur, ngjitur.

Ndrea Prendi: Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 2.

Alfred Ahmetcenaj: Të kuptova.

Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?

Artan Hoxha: Dëgjoj.

Ndrea Prendi: Le ta djegin pemën, nuk ka problem.

I panjohur: 260 e Luanit?

I panjohur: Luani 3.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit