Qytetari: Kemi 6 orë në doganën e Hungarisë nën temperatura 0 gradë celsius, agjencia “Pati Travel” nuk mban përgjegjësi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.01.2023, 10:00

Janë të shumtë denoncimet e qytetarëve ndaj agjencive të udhëtimit për arsye nga më të ndryshmet. Shqetësimet e qytetarëve lidhen me tarifat abuzuese me biletat, shërbimet jo cilësore, por jo vetëm. Së fundmi pranë redaksisë së JOQ Albania, një qytetar ka denoncuar agjencinë turistike "Pati Travel". Sipas qytetarit rreth 150 persona kanë ngelur në doganën e Hungarisë për rreth 6 orë dhe kjo vetëm për shkak të agjencisë e cila merr pako porositë dhe doganierët nuk e lejojnë të kalojë. Qytetari shprehet se për 6 orë kanë qëndruar jashtë në temperatura që shënojnë nën 0 gradë celsius dhe askush nga agjencia, ambasada gjermane apo ajo shqiptare nuk mban përgjegjësi.

Qytetari:

ju bejm me dije se jemi gati 150 vete qe kemi 6 ore qe kemi ngelut ne hungari ne dogan per fajin e “Pati trevel” qe mer pako porosi edhe doganjert nuk e lejojn .kemi 6 ore e theksojm nen 0 grad edhe spo mban pergjegjsi asnje .as ambasada shqiptare ne hungare as kompania .ju lutem na ndihmoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit