12 vite nga vrasja e katër qytetarëve në Bulevard, drejtësia ende symbyllur për të hetuar politikanët

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 21.01.2023, 09:43

Mbushen 12 vite nga vrasja e katër protestuesëve në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit'. Më 21 janar të vitit 2011, mijëra protestues dolën në shesh për një videoskandal, ku Ilir Meta dyshohej se shantazhonte Dritan Priftin për favorizimin në tendera të miqve të tij. Protestuesit e mbledhur nga Edi Rama, u përballën me gardën dhe efektivët e policisë në përplasje të dhunshme. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika ishin katër nga qytetarët që humbën jetën pasi u goditën me plumba.

Asokohe Edi Rama, kryetar i opozitës, premtoi me gjallë a vdekje drejtësi për qytetarët që humbën jetën, në protestën ku ai kërkonte rrëzimin e pushtetit. Sot, Edi Rama ka 10 vite në pushtet dhe e vetmja gjë që ka bërë gjatë kësaj kohe, ka qenë vendosja e karajfilave të kuq në pllakat e Bulevardit. Madje Edi Rama kërkon mandatin e katërt për të thyer çdo rekord për mbajtjen e pushtetit.

Sali Berisha asokohe kryeministër, sot kërkon të marrë Partinë Demokratike zyrtarisht si kryetar, e të luftojë për të qenë sërish në krye të qeverisë. Ilir Meta, asokohe zv.kryeministër dhe ministër i energjisë, sot kërkon që të mobilizojë partinë e tij për të ardhur sërish në pushtet me Sali Berishën. Ndërisa Lulzim Basha, asokohe ministër i brendshëm, sot po tenton të marrë ligjërisht Partinë Demokratike për të qenë sërish në garë për të qendruar në politikë.

Asgjë nuk ka ndryshuar nga 12 vite më parë. Politikanët përgjegjës direkt apo indirekt me ngjarjen e 21 janarit, sot janë ende në politikë, ku të paktën njëri prej tyre duhet të ishte pas hekurave si zyrtar i lartë përgjegjës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit