Bizneset mbeten pesimiste për 2023, ekonomia në vështirësi nga mungesa e fuqisë punëtore

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.01.2023, 08:29

Kurum International, kompani e përpunimit të metaleve dhe prodhimit të energjisë, është eksportuesi më i madh në vend dhe sipërmarrja e tretë për të ardhurat, me 42 miliardë lekë në vitin 2021.Ndërsa në vitin 2021, të ardhurat u rritën me 76% pas rikuperimit nga pandemia dhe në 2022, energjia kompensoi rënien e metaleve, për vitin 2023, drejtuesit e Kurum nuk janë optimistë.

“Si kompani, vlerësojmë se viti 2023 do të jetë më i vështirë se 2022. Në vijim priten rënie të bursave dhe tregjeve të metaleve, ndërkohë që çmimet e energjisë parashikohen të mbeten të larta, duke lënë shumë pak hapësira për industrinë vendase të përballojë kostot dhe të dalë në tregje”, thotë Arif Shkalla, drejtor ekonomik i Kurum.

“Prodhimi i çelikut pritet me rënie, dhe kompania parashikon të kombinojë prodhimin vendas në periudhat ku kostoja e energjisë do të jetë e përballueshme, me import të gjysmëprodukteve dhe produkteve finale për tregtim.

Sipas Monitor, konkretisht, parashikohet të punohet me kapacitete pothuajse të plota në fabrikën e petëzimit, duke përdorur si lëndë të parë edhe lingotat të prodhuara në fabrikën e çelikut, edhe lingota importi. Në rast se do të ndodhë rritje kërkese tregu gjatë sezonit janë parashikuar dhe importe të shufrave të çelikut direkt për treg”.

Në sektorin e energjisë, kompania shpreson në një vit me më shumë reshje se viti 2022, për sasinë e prodhimit të energjisë. Kompania pret të ndikohet në përfitueshmëri (fitimi do të jetë ndjeshëm më i ulët) pasi edhe taksa e kontributit të solidaritetit (50% e të ardhurave mbi 8.5 lekë në energji) do të ketë efekt mjaft negativ, duke marrë fitimin e parashikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit