Qeni 23-vjeçar shpallet më i vjetri në botë nga Guinness

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.01.2023, 23:53

Qeni më i vjetër në botë, sipas rekordeve Guinness është një Chihuahua nga Ohio.

Spike, i cili është 23 vjeç, fitoi titullin e qenit më të vjetër në botë më 7 dhjetor.

Ai lindi në nëntor 1999 dhe u gjet i braktisur në një parking të një dyqani ushqimor në Preble County në gusht 2009. Pronarja e tij, Rita Kimball tha se ajo nuk mund ta linte aty pasi nuk kishte asnjë pronar.

Sipas Guinness, Spike ndoqi makinën e Kimball dhe familjen e saj dhe u hodh brenda sapo ata hapën derën. Që atëherë, qeni u bë pjesë e familjes së tyre.

Tani, pothuajse 14 vjet më vonë, Spike është ende me Kimball dhe jeton në fermën e saj. Një pjesë e rutinës së tij të përditshme konsiston në kalimin e kohës me lopët, kuajt dhe macet e hambarit.

Ai tani peshon 5.8 kilogramë dhe është pothuajse i verbër dhe me vështirësi në dëgjim dhe preferon të kalojë kohë me njerëzit më të afërt.

Kimball tha për Guinness World Records se ajo mendoi se ai mund të ishte një mbajtës i rekordeve botërore kur pa një foto të Pebble, ish-mbajtësi i titullit të qenit më të vjetër të gjallë, i cili ishte më i ri se Spike.

Mbajtësi i fundit i rekordit për qenin më të vjetër të gjallë ishte Gino Wold i cili ishte 22 vjeç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit