Më 14 maj, në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet vendore dhe kryebashkiakët aktualë janë kujtuar tani për të bërë rregullime e restaurime.
Edhe në Kamëz, Rakip Suli po bën çmos për t’u dukur sa më punëtorë dhe i përkushtuar ndaj qytetarëve dhe problematikave që ata kanë.
Një qytetar nga Kamza ka denoncuar në redaksinë tonë, “punimet” perfekte të bashkisë gjatë këtyre ditëve.
Sipas qytetarit, një javë më parë punonjësit e bashkisë kanë lyer vijat e bardha në Kamëz. Por me shiun e rënë ditëve të fundit vijat janë bërë inekzistente dhe rezultatin mund ta shihni në fotot e mëposhtme.