28-vjeçaren shqiptare e përplasin me motor dhe e grabisin në mes të rrugës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.01.2023, 21:22

Një 28-vjeçare shqiptare është përplasur nga një motor pasditen e djeshme në Itali.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, drejtuesi i motorit pasi ka përplasur të renë i ka vjedhur asaj çantën.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në viale della Liberazione, rruga që të çon nga Porta Nuova në stacionin Garibaldi. 28-vjeçarja po kalonte rrugën në vendkalimin e këmbësorëve me biçikletë, kur dyshohet se u godit nga një burrë me motor, i cili e rrëzoi përtokë. Në atë moment, drejtuesi i motorit, iu afrua asaj, i rrëmbeu çantën me dy telefona dhe një portofol brenda dhe më pas u arratis.

Fatmirësisht e reja shqiptare nuk është lënduar dhe u ka treguar policëve se çfarë i kishte ndodhur. Disa dëshmitarë treguan se grabitësi e goditi dhe u largua me vrap nëpërmjet Melchiorre Gioia.

Për të identifikuar autorin, policia ka marrë pamjet e kamereve të bizneseve në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit