Historia/ Marinari që ngeli në mes të detit për 24 ditë mbijetoi duke ngrënë ketchup dhe galina pule

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 20.01.2023, 19:05

Marina kolumbiane ka shpëtuar një burrë nga Dominika, i cili thotë se mbijetoi 24 ditë në mes të detit në Karaibe në një varkë me vela, duke ngrënë ketchup, pluhur hudhre dhe galina pule.

Elvis François, 47 vjeç, kishte gdhendur fjalën "ndihmë" në anglisht në një pjesë të varkës, për të cilën zyrtarët thanë se ishte çelësi për shpëtimin e tij.

Varka me vela u pa nga ajri 120 milje detare në veri-perëndim të gadishullit Guajira dhe François u dërgua në qytetin port të Cartagena nga një anije me kontejnerë, tha marina kolumbiane në një deklaratë të mërkurën.

François u tha autoriteteve kolumbiane se sprova e tij filloi në dhjetor kur rrjedha e ujit e shtyu varkën me vela në det ndërsa ai po bënte riparime në ishullin e Shën Martinit në Antilet Hollandeze, ku edhe jeton.

“Thirra miqtë e mi, ata u përpoqën të më kontaktonin, por unë humba sinjalin. Nuk kishte asgjë tjetër për të bërë veçse të ulesha e të prisja”, kujton François në një video të publikuar nga marina.

Ai tha se mbijetoi me një shishe ketchup, pluhur hudhre dhe kube pule Maggi. Carlos Urbano Montes tha se François tha se ai mblidhte ujin e shiut me një leckë, sepse duhek ta hiqte vazhdimisht nga varka që të mos fundosej. Ai gjithashtu u përpoq të ndizte një zjarr për të dërguar një sinjal pa sukses.

François u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, por i tha zyrtarit se kishte humbur peshë.

Më në fund kaloi një aeroplan dhe ai e sinjalizoi me një pasqyrë. Ai tha se marina i tha atij se ai u pa kur avioni kaloi përsëri.

Në një moment humba shpresat dhe mendova për familjen time, por falënderoj rojen bregdetare. Nëse nuk do të ishin ata, unë nuk do ta tregoja historinë”, tha François.

Urbano Montes tha se varka me vela u braktis në det kur François u mor nga anija tregtare. Marina tha se François mori një kontroll mjekësor në breg dhe më pas iu dorëzua autoriteteve të imigracionit për kthimin e tij në shtëpi në Dominika.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit