Pësoi atak kardiak/ Vdes në mbledhjen e kabinetit qeveritar Ministri i Jashtëm

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 20.01.2023, 18:25

Ministri i Jashtëm i Gabonit, Michael Moussa Adamo ka humbur jetën, pasi pësoi atak kardiak. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një takimi të kabinetit, tha qeveria dhe një burim presidencial.

Mediat e huaja shkruajnë se Moussa Adamo, 62 vjeç, një aleat i presidentit Ali Bongo Ondimba, pësoi një atak në zemër dhe vdiq "megjithë përpjekjet e specialistëve" për ta rikthyer në jetë, tha qeveria në një deklaratë të shkurtër.

Ai ishte ulur në fillim të mbledhjes së kabinetit dhe filloi të mos ndihej mirë", tha një burim pranë pallatit presidencial për AFP.

Moussa Adamo u dërgua në një spital ushtarak pa ndjenja, dhe vdiq pak pas mesditës së sotme, tha burimi që foli në kushte anonimiteti.

Duke reaguar ndaj vdekjes së tij, Presidenti Bongo e përshkroi Moussa Adamo në Twitter si "një diplomat i madh, një burrë shteti i vërtetë.

Për mua, ai ishte fillimisht një mik besnik, tek i cili kam qenë gjithmonë në gjendje të mbështetem. Është një humbje e madhe për Gabonin," shtoi ai.

Moussa Adamo lindi në qytetin verilindor të Makoou në vitin 1961 dhe filloi si prezantue në televizionin kombëtar.

Në vitin 2000, ai u emërua shef i shtabit të ministrit të mbrojtjes, i cili në atë kohë ishte Bongo.

Kur Bongo u zgjodh president pas vdekjes së babait të tij Omar Bongo Ondimba në 2009, Moussa Adamo shërbeu si këshilltar i tij special. Pas një dekade si ambasador i Gabonit në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2020, ai fillimisht u bë ministër i mbrojtjes dhe më pas ministër i jashtëm në mars të vitit të kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit