Gerard Pique ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij, pasi u lidh me 22-vjeçaren Clara Chia dhe i dha fund marrëdhënies 10-vjeçare me Shakiran.
Tashmë paparacët spanjollë janë bërë hija e çiftit për të mësuar më shumë informacion rreth tyre dhe kanë gjetur mjaft.
Pak ditë pasi qarkulluan thashethemet se ai ka tradhtuar edhe Clara Chian pas Shakirës, mediat spanjolle shkruajnë se Gerard Pique i ka bërë dhuratë të dashurës së tij një operacion plastik!
Clara Chia duket se ka bërë disa operacione estetike të paguara nga ish-mbrojtësi i Barcelonës.
Siç është raportuar nga një gazetar spanjoll, Pique ka paguar faturën për operacionin e parë plastik të Chia-s, në buzë. Si duket format natyrale të Chias nuk janë pëlqyer shumë nga Pique, i cili e ka mbështetur financiarisht që t’i korrigjojë ato.