Maneskin e kanë mësuar publikun e tyre me paraqitje të çuditshme, por askush nuk e priste foton që ata postuan në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram.
Grupi që fitoi vendin e parë në Eurovizion, duke përfaqësuar Italinë, kanë publikuar albumin e tyre të tretë që titullohet "Rush" dhe njëkohësisht kanë kurorëzuar lidhjet e tyre në martesë. Ceremonia ndodhi në Palazzo Prancaccio, me të ftuar influencues, producentë, reperë dhe DJ. Katër anëtarët e grupit u zotuan se "do të jenë gjithmonë besnikë ndaj njëri-tjetrit, në gëzim, në dhimbje, në dashuri çdo ditë të jetës së tyre".
Në fotot e postuara në llogarinë e tyre zyrtare, anëtarët e grupit shihen të veshur me të bardha, duke u puthur me njëri-tjetrin në një “ceremoni private”.
Për videon e lançimit të albumit të tyre të ri, 'Rush', në bashkëpunim me Spotify, Victoria, Damiano, Ethan dhe Thomas veshën fustanet dhe kostumet e nusërisë. “Spotify ka nderin të njoftojë se Maneskin do të martohen”, thuhet në postimin e platformës së njohur, e cila fton publikun e grupit në dasmën më “rock”.
Dasma përfshinte edhe tortën. Pas ceremonisë ata janë mbledhur në një “party”, ku grupi ka dalë në skenë dhe ka argëtuar pjesëmarrësit. Ndër të ftuarit e tyre, partneri dhe reperi i Megan Fox, Machine Gun Kelly.
SHikoni videon këtu.