E rëndë në Sarandë, gruaja hidhet nga kati i 4 i ndërtesës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.01.2023, 13:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës. Një grua me iniciale V.SH., 60-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një ndërtese. Gruaja fatmirësisht është gjallë, teksa është nisur me urgjencë në spital, ku po mbahet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa rasti u regjistrua rreth orës 11:40, në lagjen nr.3.

“Sot, rreth orës 11:40, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një ndërtese, shtetasja V. Sh., rreth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit