U gjet pa shenja jete në tunelin e Letanit, 52-vjeçari Biba dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe ka vdekur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.01.2023, 12:18

Dje JOQ raportoi zhdukjen e Gjin Bibës pas apelit të familjarëve. Ndërkohë sot, 51-vjeçari është gjetur pa shenja jete në tunelin e Letanit, në aksin Elbasan-Funar. Mesohet se viktima punonte ne nje kantier ndertimi, teksa sipas policisë dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit