Postoi video pa vendosur rripin e sigurimit, kryeministri Sunak në qendër të kritikave

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 20.01.2023, 10:37

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, është vënë në qendër të kritikave së fundmi për shkak të një videoje ku ai shfaqej duke udhëtuar si pasagjer pa vendosur rripin e sigurimit. Ai ka kërkuar menjëherë falje për incidentin, duke thënë se ishte një "gjykim i gabuar" për të hequr rripin e sigurimit për të filmuar një video.

Mosvendosja e rripit të sigurimit në Angli sjell një gjobë 100-500 paundësh. "Sunak pranon plotësisht se ky ishte një gabim dhe kërkon falje", u tha gazetarëve zëdhënësi i tij. BBC raporton se kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua videoja, gjatë një udhëtimi drejt Anglisë.

Videoja kishte si subjekt promovimin e raundit të fundit të qeverisë për nivelimin e shpenzimeve dhe u postua në Instagram. Në klipin, i cili zgjat rreth një minutë, Sunak mund të shihet duke iu drejtuar kamerës ndërsa makina udhëton së bashku me motoçikletat e policisë që shfaqen shkurtimisht në sfond.

Ndërkohë, nëse ju ven në mendje fakti që në asnjë rast nuk e keni parë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke vendosur një rrip sigurimi, ju sjellin në kujtesë se ai i shpëton këtij rregulli për shkak të gjatësisë së tij. Nga ana tjetër, gjestin e Sunak ka kanë nxituar ta kritikojnë partitë opozitare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit