Spitali spanjoll i hoqi zemrën vëllait të saj të ndjerë, motra e Saimir Sulës: Protestojmë të dielën ora 16:00 tek Ministria e Drejtësisë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.01.2023, 10:38

Majlinda Sula, motra e Saimir Sulës, 33-vjeçarit shqiptar, shqiptarit që spitali spanjoll i hoqi zemrën në mënyrë të fshehtë, vijon që përmes apeleve publike të bëjë thirrje për drejtësi.Motra e Saimirt, bën thirrje që të dielën ora 16:00 tek Ministria e Drejtësisë, të gjithë të mblidhen për drejtësi duke theksuar se nuk mund të heshtim kur shiten organet. Majlinda shprehet se për dy vite që nga momenti i ngjarjes, Rama dhe Manja nuk kanë folur me homologun e Sapnjës duke heshtur.

Thirrja për protestë:

Ndalu ! Kjo proteste na perket te gjitheve.
Nuk mund te na shesin organet edhe te heshtim!
Kushedi pse Zoti Manja 2 vjet Minister nuk u lidh kurre me homologun e tij ne Spanje ! Kush'edi pse RAMA HESHT ..
Ndalu!
Nuk imagjinohet sa vuan familja kur ska investigim per te gjetur zemren e zhdukur .
Ndalu! Kjo proteste nuk ka lidhje me partite politike, lidhu me familjen ne whatsup(0695461310) eja ne proteste te dielen ora 16:00 tek Ministria e Drejtesise

Më 8 maj 2020, në kohën kur bota po pushtohej nga pandemia e Covid-19. Saimir Sula hyri në spitalin del Mar në Barcelonë, i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Spitali spanjoll i bërii testin covid dhe Saimir rezultoi negativ, por, 18 orë më vonë, mjekët në spitalin e Spanjës thirri Majlindën për t'i thënë se vëllai i saj kishte vdekur.

Sipas Majlindës, në atë kohë mjekët kanë tentuar ta djegin trupin e Saimirt, por ajo nuk pranoi sepse pa që trupi i të vëllait të saj kishte të nxira dhe mavijosje. Pas kësaj ajo kërkoi që trupi i pajetë i Saimirt të transferohej në Shqipëri, ku bëri një autopsi të dytë dhe raporti arriti në përfundimin se trupii Saimirit kishte mbërritur pa zemër në vendlindje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit