Dëbora bllokon rrugën e Arbrit, shoferët do të ndjekin aksin e vjetër, Klos-Burrel-Ulëz

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.01.2023, 08:05

Rruga e Arbrit që shkurton distancën e Dibrës me Tiranën ende nuk ka përfunduar totalisht edhe pse afati i kontratës ka skaduar, teksa defektet e saj, të cilat u bënë evidente që në ditët e para pas inaugurimit lënë shumë për të dëshiruar duke rrezikuar edhe jetën e shoferëve.

Gjatë ditëve të fundit vendi ka qenë nën mbizotërimin e reshjeve masive të shiut dhe dëborës, ndërsa nuk ka munguar edhe era e fortë. Si pasojë e motit të paqëndrueshëm, qarkullimi në aksin rrugor Xibër-Qafë Murrizë është i pamundur. Për pasojë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass-Qafë Murrizë, duhet të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit