Reja e çuditshme ‘rozë’ habit njerëzit në Turqi, në mes ka një vrimë të madhe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2023, 22:16

Njerëzit në Bursa, Turqi kanë mbetur pa fjalë këtë mëngjes, kur një re e çuditshme 'rozë' u formua në qiell. Reja rrethore u shfaq në lindjen e diellit dhe në mes kishte një vrimë të madhe.

Ky lloj formacioni njihet si një 're thjerrëz' një re që formohet kur ajri është i qëndrueshëm dhe erërat fryjnë nëpër kodra dhe male nga i njëjti ose drejtim i ngjashëm në lartësi të ndryshme përmes troposferës.

Reja është fotografuar mbi Qendrën e Trajnimit të Hapësirës Ajrore Gokmen (GUHEM) në Bursa në orët e para të mëngjesit të sotëm. Retë thjerrëzore e kanë marrë emrin e tyre nga latinishtja 'Altocumulus lenticularis', që përkthehet në 'si lente'. Ato janë të njohura për pamjen e tyre të lakuar, si një disk fluturues, dhe zakonisht gjenden në lartësi rreth 1900-5000 metër.

Këto re të çuditshme, me pamje të panatyrshme nganjëherë formohen nga era e kodrave apo maleve. Ato ngjajnë shumë me formën tradicionale të disqeve fluturuese në trillimet shkencore dhe retë e vërteta thjerrëza besohet të jenë një nga shpjegimet më të zakonshme për pamjet e UFO-ve në të gjithë botën. Retë thjerrëza janë një shenjë e dukshme e valëve malore në ajër. Kur ajri fryn nëpër një varg malesh, në rrethana të caktuara, ai mund të krijojë një tren me valë të mëdha në ajër në rrjedhën e poshtme, më tepër si valëzime që formohen në një lumë kur uji rrjedh mbi një pengesë. Nëse ka lagështi të mjaftueshme në ajër, lëvizja në rritje e valës do të bëjë që avulli i ujit të kondensohet, duke formuar pamjen unike të reve thjerrëza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit