Çmimet e ushqimeve dhe transportit arrijnë majat, inflacioni në dhjetor u rrit në 7.5%

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2023, 19:59

Gjatë muajit dhjetor 2022, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ka shënuar rritje në 7.5%.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, rritja më e madhe e çmimeve prej 13,0 % vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike". Menjëherë pas këtij grupi vjen "Transporti" që është rritur me 7.5% ndërsa “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,6 %.

Kujtojmë se gjatë këtij muaji një rritje të frikshme pësuan produktet e bulmetit, (qumështi, djathi, gjalpi dhe kosi) por edhe vezët dhe shpendët. Rritja e çmimit të këtyre produkteve solli edhe rritjen e çmimit të ëmbëlsirave dhe jo vetëm. Ndërkohë që edhe te transporti kujtojmë se falë Bordit të Transparencës qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë më shumë për naftën, benzinën dhe gazin.

Gjatë muajit dhjetor rritje ka patur edhe në grupet “Pije alkoolike dhe duhan” që janë rritur me 5,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,5 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,6 %, “Shërbimi arsimor” me 3,0 %, “Shëndeti” me 2,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,5 % dhe “Komunikimi” me 1,1 %.

Në muajin Dhjetor 2022, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,4 %. Në këtë ndryshim ka ndikuar rritja e çmimeve për grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,3 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,4 % secili, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,3 %, “Komunikimi” me 0,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Shëndeti” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 1,5 % pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,2 % dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 %.

Rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2022 është 6,6 %.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit