Nuk thonë kot që mos të zëntë e keqja të përfundosh në dorë të mjekësisë shqiptare.
Kjo shprehje ka lindur pikërisht për shkak të sorollatjeve të mëdha dhe për faktin se askush nuk të prek me dorë në rastet kur i drejtohesh strukturave të shëndetësisë nëse t’i nuk ofron para.
E pra këtë duket se e vërteton më së miri edhe Urgjenca e Spitalit të Durrësit.
Nga një video që ka mbërritur pranë redaksisë sonë, një qytetar denoncon faktin se si një grua e cila kishte dhimbje të mëdha dhe rënkonte mbi një barelë, kishte rreth një orë që nuk e prekte me dorë njeri.