Ngrihet alarmi për karamelet me azot, 20 fëmijë helmohen dhe pësojnë djegie e dhimbje stomaku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.01.2023, 18:03

Indonezia po paralajmëron njerëzit të mos konsumojnë azot të lëngshëm pasi më shumë se 20 fëmijë kanë përfunduar në spital pasi konsumuan karamele me azot, një trend i rrezikshëm dhe viral në rrjetet sociale.

Fëmijët pësuan djegie në lëkurë, dhimbje të forta stomaku dhe helmim nga ushqimi pasi konsumuan karamelet shumëngjyrëshe me azot. Ministria e Shëndetësisë së Indonezisë u bën thirrje prindërve, mësuesve dhe autoriteteve shëndetësore lokale të jenë vigjilentë.

Karamelet zhyten në azot të lëngshëm për të krijuar një efekt avulli kur hahen. Me mijëra video janë shpërndarë në TikTok dhe janë bërë virale pasi kur fëmijët hanë këto karamele tymi del nga goja, hunda dhe veshët e tyre.

Përdorimi i azotit të lëngshëm në përgatitjen e ushqimit nuk është i paligjshëm. Kuzhinierët shpesh përdorin avujt për të krijuar efekte teatrale kur shërbejnë pjatat. Është i qartë, pa ngjyrë dhe pa erë, dhe përdoret zakonisht në mjediset mjekësore dhe si një përbërës për ngrirjen e ushqimit. Megjithatë, kur nuk përdoret siç duhet, mund të jetë i rrezikshëm. Azoti i lëngshëm nuk është vetëm i rrezikshëm kur konsumohet, por mund të shkaktojë vështirësi të rënda në frymëmarrje nga tymrat e azotit që thithen për një kohë të gjatë.

Vlen të thuhet se karamele të tilla me azot tregtohen edhe në Shqipëri dhe fëmijët e të rinjtë janë ata që i konsumojnë më tepër pasi janë 'njohur' me to në TikTok dhe jo vetëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit