Mijëra protestuesë po marshojnë në Francë në protesta masive, kundër një vendimi të qeverisë Macron. Nëpërmjet një projektligji synohet rritja e moshës së pensionit me dz vite, nga 62 vjeç që del sot në francez, do të dal në pension ë moshën 64 vjeçe.
Protestat kanë paralizuar shërbimet e trenave, fluturimet, shkollat dhe bizneset. Qytetet kryesore si Parisi, Marseja, Tuluz, Nante dhe Nisa, janë kthyer në vatrat e protestave masive të qytetarëve francezë.
Protestat, të organizuara nga të paktën 8 sindikata, pritet të mbahen nga të paktën 1 milion persona. Aq i vrullshëm është revoltimi sa që qeveria franceze ka angazhuar mbi 10 mijë policë dhe personel ushtarak, duke përfshirë 3,500 oficerë të stacionuar në Paris.
Në Shqipëri, mosha e pensionit rritet me dy muaj për çdo vit. Për këtë vit, gratë duhet të mbushin moshën 61 vjeç e 6 muaj, ndërkohë që për burrat është caktuar mosha 65 vjeç deri në vitin 2032.
Dy vite pasi erdhi në pushtet, Edi Rama miratoi në vitin 2015 rritjen e skemës së pensioneve me dy muaj çdo vit. Nga kjo synohet që mosha e daljes të rritet deri në vitin 2056, kur burrat dhe gratë pritet të dalin në pension në moshën 67 vjeç, për të dyja gjinitë.