Një turk arrestohet në Rinas se tregoi dokumente false, sekuestrohen edhe mbi 12 mijë euro

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 19.01.2023, 16:27

Policia kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një shtetas turk, i cili ka tentuar që të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.

“Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi O. K., 45 vjeç, banues në Turqi. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, dokumente të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ka tentuar të kalojë kufirin, në mënyrë të paligjshme”, njofton policia.

Po ashtu është goditur edhe një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe si rezultat janë sekuestruar 12 495 euro dhe është proceduar penalisht 59-vjeçari që i posedonte.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetasit V. M. Gjatë kontrollit të valixhes së këtij shtetasi janë gjetur 12 495 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetasit V. M., 59 vjeç, lindur dhe banues në Budva, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, bën të ditur policia.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit