Një bizhuteri e veçantë, që i përkiste princeshë Dianës është blerë nga Kim Kardashian.
Kardashian bleu kryqin me diamant në ankandin e Sotheby's, që është shitur për dyfishin e çmimit që pritej.
“Është një send i çmuar falë përmasave, ngjyrës dhe stilit, me të cilin nuk do të mund të bësh një deklaratë as për fenë, as për stilin. Jemi të kënaqur që kryqi tashmë është në duart e një gruaje tjetër me famë botërore”, tha kreu i ankandit, Kristian Spofforth.
Kim Kardashian është shumë krenare që ka mundur të blejë kryqin e që mbante princeshë Diana, një grua që ajo ka thënë se e ka frymëzuar.
Princesha Diana e kishte veshur xhevahirin në disa raste, një prej të cilave ishte në vitin 1987 në Londër në një gala bamirësie ku e kombinoi me një fustan kadifeje të Catherine Walker.