Vdekja e Lear Kurtit/ E ëma e tij: Policia e gjëmoi djalin tim sikur të ishte Escobar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.01.2023, 15:10

E ëma e Lear Kurtit, Fatmira Mustafaj, kërkon drejtësi pasi sipas saj djali nuk e meritonte të largohej ashtu nga jeta. E ëma e 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë para pak ditësh, akuzon se i biri është dhunuar barbarisht. Në një intervistë për Top Channel, ajo ende nuk e beson mënyrën se si u largua nga jeta djali i saj.

“Më ka mbetur vetëm një fjalë që ai ka ikur nga duart e atyre, po t’i jepej ndihma e shpejtë ndoshta sot do ishte gjallë. Nuk e imagjinoja dot këtë fund për djalin tim. Kam pasur një djalë shumë të shëndetshëm, dhe me kurajo, më jepte dhe mua kurajo, ishte i fortë, se unë jam e dobët se ashtu e kam pasur jetën. Shkoj e ngushëllohem çdo ditë te varri. Jam tmerruar kur e pashë atje, kishte mavijosje në fytyrë. I pashë dhe një hematomë. Djali im ka ikur i tmerruar nga uniformat blu. Shumë e habitshme. Drejtësinë e di që s’do e gjej kurrë. Por uroj të vihet drejtësi se sot më ndodhi mua, një herë tjetër mund t’i ndodhë dikujt tjetër. Djali im nuk ishte Escobar që e gjëmuan gjithë ato patrulla në atë mënyrë. Ndaj të rinjve policia është shumë harbute. Pse nuk ia dhanë ndihmën e parë djalit? Pse e çuan në rajon. Mavija në fytyrë që i pashë unë do i kenë rënë me grusht. Djali im ka qenë i shëndetshëm dhe në pak minuta vdiq. Pse? Nga se?,” tha Mustafaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit