Ngjarja shokuese/ Burri copëton gruan dhe e hedh në kazan, policia e zbulon nga kërkimet në Google

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 19.01.2023, 13:12

Një ngjarje e paprecedentë është zbardhur në Massachusetts në SHBA. Ana Walshe u gjet e vrarë dhe e copëtuar në një kosh plehrash, me policinë, që nuk kishte asnjë ide rreth autorit të ngjarjes, derisa kontrolloi atë çka bashkëshorti i saj kishte kërkuar në “Google Search”.

Pas këtij veprimi të policisë, autori i vetëm i dyshuar i ngjarjes ishte pikërisht burri i viktimës. Brian Walshe është arrestuar dhe po mbahet në burg deri në seancën e radhës më 9 shkurt. Nënën e tre fëmijëve të tij, autori e ka copëtuar trupin e saj dhe e ka hedhur në kazanët e plehrave në periferi të Bostonit.

@nbc10boston Brian Walshe, the husband of missing Cohasset, MA woman Ana Walshe, appeared in court for an arraignment Monday. More in the link in bio. #missing ♬ original sound – NBC10 Boston

Brian Walshe kishte kërkuar në Google informacione për të asgjësuar trupin e vdekur të bashkëshortes së tij dhe të dhëna rreth dekompozimit. Ai kishte kërkuar informacione edhe rreth marrjes së pasurisë. Këto informacione e dërguan policinë menjëherë te autori i dyshuar.

27 DHJETOR – 04:55 – Pas sa kohësh fillon të mbajë erë një trup?

04:58 – Si ta bësh një trup që të mos dekompozohet.

05:47 e mëngjesit – 10 mënyra për të asgjësuar një trup të vdekur nëse keni vërtet nevojë.

06:25 – Sa kohë duhet që dikush të jetë i humbur për t’i marrë pasurinë?

06:34 – A mund të flakësh pjesë të trupit.

09:29 paradite – Çfarë bën formaldehidi? (substancë kimike)

09:34 – Sa gjatë qëndron ADN-ja.

09:59 – A mund të bëhet identifikimi i mbetjeve të pjesshme.

11:34 – Shpërbërja dhe mënyrat më të mira për të asgjësuar një trup.

11:44 – Si të pastroni gjakun nga dyshemeja prej druri.

11:56 – Luminol (substancë kimike) për të zbuluar gjakun.

13:08 – Çfarë ndodh kur vendosni pjesë të trupit në amoniak.

13:21 – A është më mirë të hiqni rrobat e vendit të krimit apo t'i lani ato.

2 JANAR – Brian Ëalshe shkoi në një depo dhe pagoi 450 dollarë për furnizime, duke përfshirë leckë, një kovë, syze, një kapelë dhe sodë buke, sipas prokurorëve.

12:45 – Sharrë hekuri mjeti më i mirë për të copëtuar.

13:10 – A mund të akuzohesh për vrasje nëse nuk gjendet trupi.

13:14 – A mund të identifikoni një trup me dhëmbë të thyer.

3 JANAR – 13:02 – Çfarë ndodh me flokët në një trup të vdekur.

13:13 – Sa është shkalla e dekompozimit të një trupi të gjetur në një qese plastike në krahasim me atë në një sipërfaqe në pyll.

13:20 – A fsheh soda e bukës një trup ose e bën që të mbajë erë të mirë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit