Rruga e Arbrit e rrënuar dhe gjysmake, merr 1/3 e financimit deri në nëntor 2022

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.01.2023, 07:50

Deri në fund të nëntorit 2022 koncesionari i rrugës së Arbrit rezulton te këtë marrë 11.5 miliardë lekë pagesa nga buxheti i shtetit, ose rreth 100 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave.

Sipas Monitor, kjo shumë është gati një e treta e fondeve totale prej 36,4 miliardë lekësh që do të marrë për të gjithë periudhën e koncesionit. Por ndërkohë punimet në Rrugën e Arbrit janë larg përfundimit, teksa pjesa e përfunduar edhe pse u mor në dorëzim nga qeveria është në gjendje të jo të mirë. Tuneli i Murrizit që është aksi me më shumë kosto i rrugës është në ende në ndërtim dhe po përparon me ritme shumë të ulëta. Ministria e Infrastrukturës pret që punimet në këtë segment të përfundojnë brenda këtij viti.

Rruga e Arbrit ka kaluar një histori të komplikuar kostosh dhe procedurash nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.

Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe dhe me cilësi të dobët punimesh. Inxhinierët e fushës pohuan se, kostot ishin mjaft të larta nga studimet fillestare të fisibilitetit, teksa koncensionari nuk respektoi parametrat e gjerësisë, shesh- pushimet, mbrojtjen anësore të skarpateve, etj.

Reshjet e ditëve të fundit kanë përkeqësuar më tej situatën, ku segmente të saj janë gjendur me shembje masive të dherave, aq sa edhe mjetet e kompanisë koncesionare kanë përfunduar në përroin ngjitur.

Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisën më 2019. Këtë vit mbushen 5 vite nga hyrja në fuqi e kontratës. Sipas përcaktimeve në kontratë rruga duhej të ishte dorëzuar e plotë maksimumi më 2022, por më shumë gjasë punimet në këtë aks tashmë të rrezikshëm edhe për përdoruesit do të zgjasë pa afat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit