Momente shokuese shihen në një video kur një burrë që po blinte kafe nga dritarja e makinës, tenton të rrëmbejë të renë që po i shërbente.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e se dielës, në Auburn, Washington. Në video duket klienti që tenton të rrëmbejë vajzën që ndodhej prapa banakut kur ajo i zgjat dorën për t’i dhënë kusurin.
Ai shihet teksa e kap nga kyçi i dorës, e tërheq drejt vetes dhe më pas lëshon drejt saj një mjet që policia tha se është një litar, me të cilit do të tentonte ta tërhiqte jashtë duke e kapur nga koka.
Për fat baristja arriti të shpëtonte nga kapja e tij, ndërsa shoferi më pas largohet nga kioska e kafes, kurse kusuri e fatura i bien përtokë.
Pamje e incidentit të rëndë u publikuan nga policia e Auburn si pjese e apelit për të gjetur shoferin dhe autoritetet po kërkonjnë informacione për hetimet e tyre. Rrëmbyesi ka tërhequr vëmendjen e publikut për një tatuazh që shihet në krahun e tij, që duket se shkruan ‘Chevrolet’.
Shikoni videon këtu.