Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë belge. Ai është kapur me bizhuteri me vlerë rreth 60 mijë euro në makinë, të cilat dyshohet se i kishte vjedhur.
Mediat e huaja raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar nga policia e doganës Modane, pasi gjatë kontrollit në mjet është konstatuar se kishte mbështjellë 3 grumbuj me bizhuteri, të cilat përfshinin 154 gjerdanë, 85 unaza, 12 gurë të çmuar dhe 1 orë Rolex me vlerë rreth 10 mijë euro, të cilat shkojnë në vlerën 57 mijë e 280 euro.
Ai ka deklaruar se bizhuteritë ja kanë dhënë në Belgjikë për t’i dërguar në Shqipëri, por gjykata e Albertville nuk është bindur duke dënuar me 18 muaj burgim dhe gjobë me vlerëm e bizhuterive të vjedhura.