PËRDITËSIM/ ora 22:50: Çështja u zgjidh, i riu shkoi dhe dorëzoi paratë tek punonjësi i karburantit duke i kërkuar ndjesë.
Artikulli denoncues:
Çmimet e rritura të karburanteve dhe jo vetëm po i shtyjnë shqiptarët drejt vjedhjes dhe mashtrimit.
Një rast i tillë ka ndodhur pak ditë më parë në zonën e Bërzhitës në Tiranë.
Një qytetar, punonjës i një pike karburanti thotë se është mashtruar nga një klient. Sipas tij, klienti pasi ka mbushur makinën me karburant, i ka thënë punonjësit se nuk ka lekë dhe në këmbim i ka lënë pasaportën si garanci.
Punonjësi duke i besuar fjalët e klientit dhe duke i marrë ato si të vërteta ka mbajtur pasaportën në formën e garancisë. Por kur kanë kaluar 10 ditë që nga kjo ngjarje, klienti nuk është paraqitur më në karburant për të bërë pagesën dhe marrë mbrapsht pasaportën e tij.
I gjendur përballë kësaj situate dhe pamundësisë për të paguar vetë, punonjësi i karburantit i bën thirrje klientit “mashtrues” që të shkojë të bëjë pagesën sa më shpejt të jetë e mundur.
Mesazhi i qytetarit;
pshnd joq punoj ne nje karburant dhe nje mashtrus skishte lek dhe me la pasaporten tlutem nje shere se jam hallexhi skam takat tpaguj borxhet e te tjerve
palmanova berzhite, ka ja 10 dit po me mendimin qe do vije, po paska shume mashtrusa. tlutem ma bej kete ndere