VIP-at shqiptarë të “Big Brother” nuk marrin vesh! Dea i propozon Amos të luajnë lojën e pistë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 18.01.2023, 17:23

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme produksioni i Big Brother Vip Albania i ka tërhequr banorëve vëmendjen për fjalorin e përdorur dhe gjestet e përdorura karshi njeri-tjetrit.

Teksa javën që shkoi çfarë nuk dëgjuam nga gojët e VIP-ave shqiptarë në Big, produksioni vendosi që për çdo ofendim ndaj kundërshtarit në lojë, apo fjalëve të tjera të përdorura prej tyre qoftë edhe për shaka, të zbriteshin 2000 euro nga çmimi i madh.

Epo duket se Dea dhe Amos nuk marrin vesh. Pasi dje po bënin ‘shaka’ me trafikimin e organëve të fëmijëve, sot Dea propozon të luajnë lojën e pistë “Fuck, Marry, Kill”.

Por cili është kuptimi i lojës?

Një person thotë tre emra dhe personi tjetër me të cilin zgjedh ta bësh lojën, do tregojë se me cilin nga këta tre emra do kryejë marrëdhënie seksuale, me cilin do të martohej dhe cilin do të vriste.

Sapo Dea e përmend këtë lojë, Amos i kujton se sapo zbriti 2000 euro nga çmimi i madh, ndërsa mendjëherë ajo e ndërron duke thënë të luajnë ‘dashuro, marto dhe elemino nga loja”. Por Amos i kërkoi që ta thotë edhe një herë sepse i pëlqente më shumë versioni i parë.

Epo nuk na habit e thënë nga Amos, sepse gjatë këtyre ditëve e kemi parë që të përshkruajë skenare horror, në që fakt nuk do donim t’i përmendnim sërish sepse janë shumë të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit