Kapen dy shqiptarët që trafikonin kokainë në tregun italian! Ja si i futi në grackë policia

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 18.01.2023, 16:44

Një 23-vjeçar dhe një 32-vjeçar shqiptar u arrestuan nga Karabinierët e Parmas, pasi akuzohen për trafik droge në tregun italian.

Mediat fqinje shkruajnë se 32-vjeçari në momentin që ka ndërhyrë policia ka qenë duke furnizuar me drogë 23-vjeçarin. Ata jetonin në banesa të ndryshme, por shumë afër në Borgo delle Colonne dhe besonin se kjo skemë që kishin ndjekur nuk ngjallte dyshim, por nuk e kuptuan kurrë se policia i kishte identifikuar dhe e kishte zbuluar "biznesin" e tyre.

Kështu kur 23-vjeçari u kthye në shtëpi, ndoshta pas shitjes së dozave, policia ndërhyri për ta kontrolluar. Gjatë kontrollit ka mbërritur 32-vjeçari, i cili duke kuptuar se ishte përballë karabinierëve ka tentuar të arratiset, por është kapur menjëherë. Këtij iu gjetën rreth 50 gramë kokainë ndërsa 23-vjeçarit mbi 1000 euro dhe disa doza në xhep.

Nga kontrolli i banesave, njëqind metra më tutje, u bë i mundur sekuestrimi i 50 gramë kokainë 32-vjeçarit edhe rreth 300 tableta paracetamol, ndërsa iu gjetën edhe mijëra euro dhe disa doza kokainë dhe gjithçka që nevojitet për ambalazhim 23-vjeçarit.

Të dy u arrestuan për nën akuzën e shpërndarjes së drogës dhe u mbajtën në dhomat e sigurisë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit