Dhjetëra denoncime çdo ditë mbërrijnë në redaksinë e JOQ Albania mbi cilësinë e produkteve që shiten në rrjetin e supermarketeve Big Market. Të skaduara me datë skadence të ndryshuar apo në gjendje të pakonsumueshme përshkruhet me pak fjalë, llumi i mbetjeve që shiten në këto supermarkete.
Pavarësisht se biznesi i deputetit të PS Vullnet Sinaj ka si mision parimor shuarjen e popullit shqiptar në mënyrë të drejtpërdrejtë, duket se statusi imun që i ka siguruar pacënueshmërinë të tij, i ka lejuar të tregojë arrogancë madje edhe jashtë metrave katrorë ku ushtron veprimtarinë.
Një furgon i Big Market është filmuar në rrugë duke bërë një parakalim të rrezikshëm në vija të pandërprera teksa kalon në korsinë e kundërt me shpejtësi.
Pyetja që bie është: A do merren masa ndaj kësaj shkeljeje të rëndë të kryer nga biznesi i deputetit të PS, apo statusi i tij do të vazhdojë aplikimin e “bëj një sy qorr e një vesh shurdh” përsa i përket autoriteteve ligjzbatuese?!