Vëllai i 13-vjeçares e rrahu barbarisht, pushohet nga puna mësuesi i fizkulturës në Tepelenë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.01.2023, 12:24

Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, Kleanthi Laçi, pasi u rrah barbarisht nga tre persona, u arrestua për akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”. 59-vjeçari u dhunua nga një 29-vjeçar, i dorëzuar së fundmi në polici dhe dy persona të tjerë.

I vetëdorëzuari ka akuzuar mësuesin se ka ngacmuar seksualisht motrën e tij, nxënëse në shkollën ku jepte mësim Kleanthi Laçi. Ministra e Arsimit, Evis Kushi bëri sot me dije se mësuesi është pezulluar nga puna, por nuk preferoi të mbajë përgjegjësi për këtë ngjarje.

Janë pikërisht institucionet që ajo drejton, që kanë zgjedhur një njeri të tillë për t’i dhënë mësim fëmijëve. Emërimi i mësuesve nuk ka asnjë filtër, që analizon personalitetin e tyre. Nga ana tjetër psikologët nëpër shkolla kanë dështuar tërësisht për të përmirësuar situatën me abuzimet seksuale.

Arrestimi i mësuesit erdhi pas dëshmisë së Alvi Gumenit, i cili pas vetëdorëzimit në polici denoncoi Laçin. Ky i fundit pas dhunimit, bënte rolin e viktimës në intervistat për mediat. Nxënësja 13-vjeçare kishte rrëfyer te familja e saj se e kishte ngacmuar seksualisht mësuesi 59-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit