Bordi vijon me zhvatjen masive, çmimi i naftës duhet të ishte 33 lekë më pak seç u vendos dje

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 18.01.2023, 11:43

Bordi i Transparencës u zgjua ditën e djeshme dhe nuk na surprizoi aspak, pasi vendosi të rriste çmimin e naftës me 9 lekë, duke e çuar në 208 lekë për litër. Mbledhja e fundit e këtij Bordi ishte kryer më 20 dhjetor të vitit të shkuar.

Çmimi i naftës në bursë është rreth 85 dollarë për fuçi, në nivelet më të ulëta që nga tetori i vitit 2021. Në kohën kur çmimi i naftës në bursë kishte këtë çmim, shqiptarët e blinin me 174.5 lekë, ndërsa sot e blejnë me 33 lekë më shumë, pra 16% më shtrenjtë.

Që prej muajit mars të vitit të shkuar çmimet tavan të naftës vendosen nga ky bord, por deri më tani mund të themi se ka dështuar tërësisht, pasi çmimet e vendosura janë më të lartat në rajon dhe reagimet e tyre janë shumë të vona kur ka ulje dhe të menjëhershme kur ka rritje të çmimit.

Bizneset që operojnë në këtë veprimtari kanë pohuar vazhdimisht se Bordi i ngritur nga qeveria, me ndërhyrjet e tij të shpeshta dhe të paparashikueshme, po i mban çmimet të larta në mënyrë artificiale. Sipas Shoqatës së Hidrokarbureve, nëse operatorët do të ishin të lirë të vendosnin për çmimet, secili prej tyre do të bënte blerje më afatgjata.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha në fillim të këtij viti se Bordi pritet që të shkrihej së shpejti, ndërkohë që dje u vendos të ndërhyhej sërish tek çmimet. Mbajtja lart e çmimit ka dërguar në arkat e shtetit plot 135 milionë euro më shumë TVSH, pra shtetit i leverdis që bordi të vijojë punën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit