Qytetarja nga ish-tregu elektrik e revoltuar: Do fillojmë te flemë ditën te punojmë natën sa të mbarojë pallatet lali Eri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.01.2023, 15:42

Pranë redaksisë së JOQ Albania adresohen një sërë ankesash të qytetarëve me të cilat përballen në komunitetin ku jetojnë, ndërsa një denoncim vjen nga zona ish-tregu elektrik, Rr. Petro Nini Luarasi. Një banore e kësaj zone ankohet për zhurmën që krijohet natën në këtë zonë, pasi kanë hapur një gropë, për ndërtim pallati sipas denoncueses. Qytetarja e revoltuar shkruan për JOQ se punimet vijojnë edhe pas orës 12 të mesnatës, konkretisht videot e dërguara në redaksi janë kryer rreth orës 2 e 34 minuta.

E indinjuar edhe nga përgjigja e Policisë Bashkiake, e cila u është shprehur banorëve se e kanë të papërcaktuar orarin, qytetarja ankohet në JOQ se u duhet të flenë ditën e të punojnë natën, pasi punimet u krijojnë zhurmë. Qytetarja shprehet se janë 20 familje që jetojnë me frikën se mos u shembin pallatin, ndërsa siç shihet gropa e hapur është tejet e madhe.

Qytetarja:

Prsh JOQ. Video eshte bere te ish tregu elektrik, Rr. P. N. Luarasi ne oren 2 e 30 te mëngjesit. Mora policine bashkiake pergjigja eshte kane afat tr pacaktuar per te punuar. Arrogant. Do fillojme te fleme diten te punojme naten me duket sa te mbaroj pallatet lali Eri. Jemi 20 familje qe jetojme cdo nate me frike. Na kane hapur gropen poshte ballkonit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit