I morën tokën një shtetasi dhe e regjistruan në emrin e tyre, arrestohet juristi i hipotekës dhe dy përfituesit në Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.01.2023, 09:55

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona nën akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës. Artur Isaku, 60 vjeç i cili ka mbajtur detyrën si jurist i hipotekës Durrës, duke përdorur falsifikimin e dokumentave në favor të shtetasve Zyber Dema dhe Faik Ibrahimi, u ka dhënë atyre një sipërfaqe toke prej 5000 m², e cila i përkiste një shtetasi.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kthimi”.

I morën 5000 m² tokë një shtetasi, duke e përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Vihen në pranga ish-juristi i hipotekës së Durrësit dhe 2 shtetasit që përfituan nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, tokën e një shtetasi tjetër.

Ndaj këtyre 3 shtetasve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve me qëllim përfitimin, bazuar dhe në inteligjencën informative, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kthimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:

A. I., 60 vjeç, ish-jurist i hipotekës së Durrësit; Z. D., 72 vjeç, dhe F. I., 68 vjeç, banues në Durrës.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, më datë 15.01.2023, ka caktuar për këta shtetas masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur dokumente të falsifikuara, i kanë marrë rreth 5000 m² tokë një shtetasi, të cilën e kanë përvetësuar dhe regjistruar në hipotekë si të tyren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të kryera nga këta shtetas, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit