Modelja ruse në hall: Nuk fluturoj dot në klasin ekonomik, gjoksi më pengon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.01.2023, 00:57

Një modele që ekspozon trupin e saj para miliona fansave në internet, ka zbuluar se nuk është në gjendje të fluturojë në klasin ekonomik, sepse gjoksi i saj nuk i përshtatet.

Anastasiya Berthier, 26 vjeç, nga Moska, Rusi, jeton në Dubai dhe ka mbi 1.5 milionë ndjekës në faqen e saj në Instagram.

Ajo është e njohur për gjoksin e saj shumë të madh dhe pretendon se i shtyp aksidentalisht gjërat nëpër shtëpi me to. Plus, Anastasiya këmbëngul se ajo mund të fluturojë vetëm në klasin e biznesit ose më lart për shkak të madhësisë së gjoksit të saj. Modelja tha:

Unë gjithmonë fluturoj biznes apo klas të parë, veçanërisht për një fluturim të gjatë. Kjo sepse mund të zgjeroj sediljen dhe të zgjas shpinën plus preferoj më shumë privatësi. Gjoksi im më ka shkaktuar shumë incidente.

Por, modelja ankohet se nuk janë vetëm sediljet e avionit shumë të vogla për gjoksin e saj të bollshëm. Ajo thotë:

Kur provoj diçka në dyqanin e veshjeve, mund të ngec dhe mund të kem nevojë për ndihmë për ta hequr atë. Ndonjëherë, i gris rrobat e mia kur përpiqem t’i vesh ose t'i heq.

Modelja gjithashtu pretendon se godet njerëz të tjerë me gjoksin e saj dhe madje ka shkaktuar një aksident me makinë një herë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit