Veliaj jep “bekimin” për një pallat të ri, qytetarëve iu rrezikohet jeta pa trotuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2023, 22:23

Në Tiranë pallatet dhe ndërtesat shumëkatëshe kanë zënë çdo cep të qytetit.

Por sikur të mos mjaftonin këto që kemi, pallate të reja po nisin të ndërtohen me bekimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në rrugën “Sulejman Delvina”, pranë Vasil Shantos, një zonë tepër e populluar, ka nisur të ndërtohet një pallat i ri.

Qytetarët dhe kalimtarët janë tepër të shqetësuar për këtë pallat të ri që po i shtohet qytetit. Kjo pasi për ndërtimin e pallatit, është bllokuar edhe trotuari ku kalojnë me qindra qytetarë çdo ditë.

Të gjendur përballë një situate të tillë, qyetarët rrezikojnë jetën e tyre për të kaluar “trotuarin” inekzistent i cili është bllokuar nga rrethimet e pallatit të ri.

Denoncimi i qytetarëve:

Pershendetje, Meqe jeni e vetmja faqe qe shprehim shqetesimet tona. Shiko cfar behet ne Rrugen Sulejman Delvina prane Vasil Shanto. Filloj ndertimin e pallatit Erioni. Ka mare edhe trotuarin, Njerzit kalojn ne rrugen e makinave burim i jashtezakonshem aksidente

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit