Ditën e djeshme është arrestuar shefi i bosëve të Cosa Nostra-s, mafias siçiliane në Itali, një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë dhe i arratisur nga drejtësia prej 30 vitesh, Matteo Messina Denaro.
Mediat kolumbiane shkruajnë se për dy dekada, organizatat kriminale shqiptare kanë bërë biznes fitimprurës me kartelet në Amerikën Latine, shqiptarët kanë krijuar kontakte me grupet e trafikut të drogës në vende si Kolumbia, Ekuador, Meksikë dhe Peru, pa pasur nevojë për komandim të shumë burrave dhe armëve të kalibrit të lartë si kartelet e Amerikës Latine.
Në qershor 2022, Policia Peruane Kundër Drogës sekuestroi 2.2 ton kokainë që do të dërgohej nga deti në Holandë. Droga ishte e kamufluar në kanaçe me asparagus eksportues që transportoheshin në një kamion nga Trujillo në Callao. Shtatë peruan u arrestuan dhe u urdhërua kapja e dy shqiptarëve: Franc Malo dhe Gentjan Meta, të cilët hynë ilegalisht në vend përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin, në nëntor 2021.
Raporte të ndryshme në shtyp, duke cituar informacione nga kabineti i sigurisë së qeverisë meksikane, tregojnë se "el mayo" Zambada krijoi një shoqatë për qëllime pastrimi parash me anëtarë të klanit të vëllezërve Hysa.Me ndihmën e tij ata krijuan kompani para, kazino, restorante dhe një kompani eksporti në shtetet e Baja California, Quintana Roo dhe Sonora, sipas dokumenteve të inteligjencës.
Por kriminelët shqiptarë jo vetëm që kanë lidhje të forta me “el mayo” Zambada, por edhe me Kartelin Jalisco Nueva Generación (CJNG), sipas burimeve të inteligjencës, duke sugjeruar një rritje të operacioneve të paligjshme në Amerikën Latine.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.