VËMENDJE! Benet Beci, drejtori i KESH (vjelësi i miliardave të energjisë) tundohet të blejë vota me 100€ të bëhet kryebashkiak në Shkodër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.01.2023, 20:28

Partia Socialiste në Shkodër do të kandidojë për kryetar bashkie ish-kreun e KESH Benet Becin.

Kandidatura e këtij të fundit është zyrtarizuar sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Rilindjes Damian Gjiknuri. “Tërmeti” e cilëson Becin “një kandidaturë serioze”, e cila do t’i sjellë mavive fitoren në bastionin historik të demokratëve.

“Për Shkodrën është një moment shumë i mirë, kemi një kandidat shumë serioz. Benet Beci është deklaruar si kandidat për Shkodrën”,-u shpreh ai.

Benet Beci ka qenë prej disa vitesh i vendosur nga Rama në krye të KESH, institucionit që ka ngrënë më së shumti paratë e shqiptarëve me tendera me vlerë galopante e jo vetëm kaq. Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare është institucioni përgjegjës për blerjen dhe shitjen e energjisë në treg, transaksioneve të miliarda lekëve të manovruara sipas dëshirës së ish-drejtor Becit, i cili është një prej titullarëve më të pasur në Shqipëri.

Pra drejtori i besuar i Ramës është caktuar të marrë frerët e PS në Shkodër, pas hedhjes së disa miliarda lekëve nga sponsorat që shkodranët i njohin mirë, Beci kërkon të fryjë buxhetin e tij personal këtë radhë duke mbledhur si HEC edhe taksat e qytetarëve të Shkodrës.

Edhe nëse sponsorat nuk hedhin para, Beci ka një reputacion të gjerë negativ në politikë që kur hodhi kandidaturën për deputet, pasi është kallëzuar në SPAK duke blerë vota me nga 100€ e duke i dhënë tendera energjie oligarkëve të Shkodrës që të fitojë terren në mënyrë që punonjësit e tyre të bindur ta votojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit