Video tronditëse/ Pasagjeri e xhiroi live në facebook, momenti kur rrëzohet avioni me 72 persona në bord

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 17.01.2023, 19:23

Një video që tregon momentet e fundit të tmerrshme brenda kabinës së avionit Yeti Airlines përpara se të rrëzohej në Nepal të dielën, është duke bërë xhiron e rrjetit.

Avioni u rrëzua ndërsa po udhëtonte nga kryeqyteti Nepalez Katmandu për në Pokhara, një vend turistik për në Himalaje. Në bord ishin 72 persona, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit, sipas një zëdhënësi të linjës ajrore.

Kërkimi për të gjetur të gjithë trupat është duke vazhduar, tha sot Anil Shahi, një zyrtar lokal.

Videoja raportohet se është transmetuar live në facebook nga nga një pasagjer, Sonu Jaiswal, me pamjet që fillojnë disa momente para rrëzimit të aeroplanit. Ai është duke filmuar nga dritarja dhe shihet teksa avioni përkulet majtas.

Në një moment, në dukje të pavetëdijshëm për rrezikun, Jaiswal e kthen videon nga vetja, duke buzëqeshur paksa mes muhabeteve dhe të qeshurave në sfond. Disa pasagjerë mund të dëgjohen duke biseduar të emocionuar, ndërsa një person thotë: "Shikoni atë masë uji, është i shkëlqyer", ndërsa avioni kalon pranë një liqeni.

Gjendja brenda aeroplanit duket e qetë, pa paralajmërime urgjente nga piloti apo ekuipazhi i linjës ajrore.

Pak sekonda më vonë, video papritmas fillon të dridhet dhe udhëtarët fillojnë të bërtasin, kamera humbet fokusin, duke shfaqur vetëm zhurmë të madhe, përpara se avioni të përplaset.

Shikoni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit