Ka mbiemrin Ibrahimoviç/ Bayern Munich nënshkruan më 17-vjeçarin shqiptar

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 17.01.2023, 17:48

Skuadra gjermane e Bayern do të ketë në ekip një Ibrahimoviç shumë special. Ai është vetëm 17-vjeç dhe quhet Arijon Ibrahimoviç. I riu është me origjinë shqiptare, ekzaktësisht nga qyteti i Prizrenit. Skuadra gjermane ka nënshkruar më të riun shqiptar deri në vitin 2025, dhe ai do të jetë pjesë e ekipit të parë.

Fantazisti është pjesë e moshave të Bayern qysh prej 2018, teksa një javë më parë u bashkua me ekipin e parë të bavarezëve, kjo pas kërkesës së trajnerit Nagelsmann. Ai bëri 48 paraqitje në të gjitha garat për U17 dhe U19, duke shënuar 25 gola. Së fundmi bëri debutimin e tij për rezervat e FC Bayern dhe ka bërë dy paraqitje në sezonin aktual.

"Jam shumë krenar dhe falenderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm në ekipin e Bayern", tha i riu shqiptar.

Mendohet se familja e Arijonit ka emigruar gjatë luftës në Kosovë duke u shpërngulur në Suedi. Në kushtet e kërkesës për azil dhe frikës se do të riktheheshin në terrorin e luftës, familja nga Prizreni ka ndryshuar mbiemrin. Ndërkohë i riu ka rrit në qytetin e Nurembergut në Gjermani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit