Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira dhe bashkëshorti i saj, Alberto Botia së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Ndonëse çifti ka mbajtur një profil të ulët në lidhje me lajmet e shtatzënisë së Eleni Foureira dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë deri më sot, mëngjesin e sotëm, në “Pame Danae” u zbulua gjinia e bebes së tyre.
Fëmija pritet të lindë në fund të muajit shkurt dhe sipas informacioneve foshnja do të jetë djalë.
Lajmin për shtatzëninë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në muajin nëntor, përmes një postimi që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, duke pozuar me barkun e rrumbullakosur pranë partnerit të saj, futbollistit të njohur Alberto Botia.
Thashethemet se Eleni Foureira është në pritje të fëmijës së saj të parë qarkullonin që në verë, kur ajo anuloi të gjithë turneun e saj veror dhe nuk kishte “rezervuar” asnjë dalje në klub nate për dimër.