Këngëtari i famshëm Fero është arrestuar ditën e djeshme në pikën kufitare në Morinë dhe është ndaluar për 48 orë për akuzën ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për “Telegraf”.
“Më 16.01.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale ,”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale,” Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,”Përdorim i armës”. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë që ky nuk është rasti i parë që Fero arrestohet. Në muajin gusht të vitit që lamë pas ai vuajti dënimin me paraburgim.