MasterChef 7 në Greqi ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak edhe të rrëfimeve të kandidatëve, të cilat kanë prekur jurinë.
Një prej tyre është rrëfimi i 27-vjeçarit Emilios, një djalë transgjinor që pëlqen gatimin dhe dëshiron të fitojë çmimin.
Përsa i përket asaj se çfarë do të bëjë me çmimin nëse fiton, garuesi u tha gjyqtarëve se paratë do t'i përdorë për operacionin e ndryshimit të gjinisë.
Për këtë ai tha: “Qëllimi është të fitoj shumën e parave për operacionin e madh. Ato do të më japë atë që nuk mu dha nga lindja”.