Lear Kurti, 31-vjeçari që vdiq më datë 19 tetor 2022, mund të ishte gjallë. I riu humbi jetën në gjatë shoqërimit që po i bënin në komisariat efektivët e policisë. Shkak për shoqërimin e tij u bë dyshimi i punonjësve të policisë që e panë Lear Kurtin të lëvizte në orët e natës.
Ata kërkuan që ai të ndalonte, duke e ndjekur nga pas me vrap. Në momentin që e arrestuan, i riu humbi ndjenjat dhe mbërriti pa shenja jete në spital. Sipas konstatimit të raportit mjeko-ligjor, dyshohet se i riu humbi jetën nga mbidoza, duke gëlltitur dy qese kokainë gjatë ndjekjes nga policia.
Sipas një raporti që Avokati i Popullit ka kryer për këtë rast, rezulton se vendimi për të ndaluar Lear Kurtin nga efektivët e policisë është i padrejtë. Në raport theksohet se askush nuk mund të ndalohet mbi bazën e dyshimeve. Të njejtin fat pati edhe Klodian Rasha, i cili u ndoq nga efektivët e policisë vetëm se kishte thyer karantinën, duke u përleshur e duke e vrarë nga punonjësi Nevaldo Hajdaraj.
"Duke mbajtur në konsideratë natyrën e çështjes, në raste të tilla shërbimet e policisë, mund ta parandalonin këtë ngjarje, në kushtet e veprimeve apo mosveprimeve që përfaqësuesit e rendit publik kishin si detyrim të kryenin. Nisur nga këto deklarime si dhe duke iu referuar nenit 109 të ligjit të sipërcituar, rezulton se punonjësit e policisë kanë vepruar në kundërshtim me dispozitën e mësipërme, sepse nuk mund të bëhet shoqërimi i një personi duke u mbështetur vetëm në dyshime të pa arsyeshme." – thueht ndër të tjera në raport.