Detaje të reja/ Mësuesi i dhunuar në Tepelenë dyshohet se ngacmoi seksualisht një 13-vjeçare

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 17.01.2023, 15:04

Janë zbuluar fakte të reja nga dhunimi i mësuesit 59-vjeccar në Tepelenë. Policia e Tepelenës ka ndaluar një person i cili është vëllai i një nxënëseje 13-vjeçare. Alvi Gumeni, emigrant, është kthyer nga vendi ku jetonte pas thirrjes së të motrës për ndihmë. E motra pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi. Vetë Alvi Gumeni është vetëdorezuar në Policinë e Tepelenës duke dhënë shpegimet për dhunën që ushtroi ndaj mësuesit të edukimit fizik.

Ai e ndërmori këtë veprim në kushtet e ndihmës që i pati kërkuar e motra e tij. Kleanthi Laçit, sipas dëshmisë së të vëllait të 13-vjeçares, e kishte ngacmuar shumë herë seksualisht dhe për këtë ai u kthye në Shqipëri për të ndërmarrë aktin që kreu dje.

Po ashtu ka dhënë deshminë e saj edhe 13-vjeçarja, e cila rrëfeu pranë të vëllait se është ngacmuar seksualisht nga mësuesi i saj. Policia e Tepelenës pritet të zbardhi ngjarjen, ku nëse rezultojnë të drejta pretendimet e nxënëses, mësuesin e pret qelia e burgut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit