U dënua por nuk shkoi në burg/ Rovena Vodo flet publikisht: Nuk pranoj dhurata të shtrenjta

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 17.01.2023, 14:00

SPAK e shpalli fajtore ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Vodo, por nuk shkoi asnjë ditë në burg. Zyrtarja u dënua me 10 muaj burg, por këtë dënim e kishte shlyer pasi që prej korrikut të vitit 2021 ishte në arrest shtëpie, në pritje të vendimit. Pasi u çlirua nga drejtësia, Rovena Vodo ka marr edhe guximin të flas publikisht për media mbi rastin e saj.

Ndonëse të gjitha provat u vërtetuan dhe ajo u shpall fajtore, Vodo nuk ka pranuar marrjen e rryshfetit për një vend pune. Ish-zv.ministrja ka deklaruar se telefonin tentuan t'ja jepnin dhuratë ër festën e '8 marsit' dhe se nuk e ka pranuar. Ajo e cilëson veten të pafajshme dhe kërkon që vendimi i formës së prerë të tërhiqet.

"Telefoni ishte një dhuratë për shkak të festës së 8 marsit por nuk pranova që ta marrë. Ia kam kthyer mbrapsht celularin zonjës Hasani, e pastaj ai është lënë në tavolinë deri sa ato janë larguar. Kur janë larguar unë e kam marrë celularin dhe e kam kthyer pas dy tre orësh. Nuk jam mësuar të marrë dhurata të shtrenjta. Kam kërkuar nga prokuroria që ta parashtrojë këtë fakt.

Ky telefon nuk është pëdorur as nga unë e as nga familjarët e mi. Sot para jush keni një njeri të pafajshëm por të dënuar me vendim të formës së prerë, që unë besoj që institucionet e drejtësisë t’i korrigjojnë këto gabime." – tha Vodo për Euronews.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit