Çifti tregon sekretin si të ruani para: Fusim 6 dollarë në arkën e kursimit sa herë që bëjmë seks

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.01.2023, 13:38

Çmimet e larta duke marrë parasysh rrogat e ulëta nuk ua jep të gjithëve mundësinë për të kursyer dy para mënjanë. Metodat për të kursyer janë të shumtë, por një çift nga Meksika do tu mësojë tjetër taktikë që me shumë mundësi mund të rezultojë efikase.

Fanny Castellanos, 26 vjeç dhe i fejuari i saj Jesús, 29 vjeç, përmes videove të tyre në TIK TOK, kanë treguar se sekreti tyre se përse sot kanë shumë para të kursyer, është se fusin 6 dollarë në një derrkuc sa herë që bëjnë seks. Ata kanë hyrë në këtë sfidë të çuditshme të kursimit të parave që prej janarit të vitit 2022 e nga ai muaj deri tani, pra pas një viti çifti ka kursyer 1320 dollarë, ndërsa do të thotë se në 12 muajt e fundit kanë bërë seks 220 herë.

“Ne ishim të mahnitur, mbushja e tre derrkucëve ishte e pabesueshme. Kursimi ishte shumë më i lehtë kur veçonim para sa herë bënim seks,” tha 26-vjeçarja.

Paratë ndërkohë çifti po i ruan pasi planifikojnë të shijojnë bashkë një udhëtim të paharrueshëm për muajin e tyre të mjaltit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit